Një komandant i lartë ushtarak amerikan tha se Rusia mund të jetë duke furnizuar talebanët, në luftën e tyre kundër forcave të NATO-s dhe atyre të SHBA në Afganistan.
Gjeneral Curtis Scaparrotti, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s tha në një seancë të Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura: “Kohët e fundit, kam vënë re ndikimin e Rusisë, një ndikim në rritje, në kuptimin e bashkimit me talebanët dhe ndoshta të furnizimit të tyre.”
Gjeneral Scaparrotti nuk dha hollësi se për çfarë lloj furnizimesh bëhej fjalë dhe sa e drejtpërdrejtë mund të ishte përfshirja e Rusisë.
Komentet e tij ishin në vazhdimësi të dyshimeve të ngritura muajin e kaluar nga gjenerali John Nicholson, komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, i cili dëshmoi se Rusia është duke u dhënë inkurajim dhe justifikim diplomatik talebanëve. Nicholson nuk komentoi megjithatë për çështjen nëse Rusia është duke furnizuar grupin terrorist.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin