Google ADS

Lejuan kultivimin e hashashit, dy policë në pranga në Librazhd

23:26 | 23 Mars 2017
Trina Galanxhi

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka prangosur dy efektivë të Komisariatit të Librazhdit.

Arrestimi i Luan Qosjas dhe Gurali Torras u bë pasi dy efektivët akuzohen nga SHÇBA se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që u ishte caktuar mbikëqyrja.

Ndarja e territorit në zona është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Brendshme në luftën kundër kultivimit të hashashit.

Sipas kësaj strategjie, efektivëve të policisë dhe pushteti vendor u caktohen zona për të cilat duhet të kujdesen që të mos kultivohet bimë narkotike dhe nëse ndodh e kundërta duhet të reagojnë duke ndërhyrë, ose duke raportuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme