Molliqaj: Kështu e humbën elektoratin PDK-ja dhe LDK-ja

22:29 | 23 Mars 2017
Arbresh.info
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit ka dhënë idenë e tij për humbjen e elektoratit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

Ai ka deklaruar se mospërmbushja e premtimeve elektorale nga ana e LDK-së ka bërë që kjo parti të humbasë mbështetësit e saj, ndërsa PDK-së kjo i ndodhi për shkak të ndryshimit të strukturës udhëheqëse dhe politikave të saj në lidhje me çështje madhore për vendin.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e më gjerë, do të ketë lëvizje të mëdha të votës në zgjedhjet e ardhshme”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë asgjë. Nuk e ka luftuar krimin, as korrupsionin, as SHIK-un, dhe madje nuk ka mundur të paraqitet as si parti institucionaliste dhe rrjedhimisht njerëzit s’janë më të interesuar ta ndjekin tutje”.

“Sa i përket PDK-së, një rol luan ndryshimi i lidershipit, por pjesa më e rëndësishme është se pjesa e ndershme e elektoratit edhe figurat e nivelit qendror janë larguar nga kjo parti për shkak të mbrojtjes së Zajednicës dhe Demarkacionit”.

“PDK-ja i ka ‘mëshuar shkelm’ pjesës atdhetare brenda elektoratit të vet, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve dhe të të burgosurve të luftës, që kryesisht kanë qenë të orientuar kah PDK-ja”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme