Tre milionë emigrantë presin të hyjnë në Greqi

22:16 | 23 Mars 2017
Trina Galanxhi

Komisioneri Evropian për Migrim, Dimitris Avramopulos, ka theksuar nevojën për ruajtjen e marrëveshjes mes Brukselit dhe Ankarasë për të frenuar fluksin e refugjatëve.

Ai ka vënë në dukje se rreth 3 milionë emigrant presin që përmes Turqisë të kalojnë në Greqi, duke tentuar më pas që të vazhdojnë në vendet tjera të BE-së, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë një vizite në Athinë, Avramopoulos tha se marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Turqisë dhe BE-së ka ulur numrin e emigrantëve drejt Europës dhe ka frenuar vdekjes në Detin Mesdhe.

Qendrat e pritjes në ishujt e Egjeut, tashmë janë të mbipopulluara me emigrantë dhe refugjatë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme