Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan për ligjin e ri në Shëndetësi të Presidentit Donald Trump, i parashikuar për këtë të enjte, u shty.
Kjo vonesë është një disfatë serioze për presidentin, që kishte këmbëngulur se do ta merrte numrin e duhur të votave dhe lë të kuptohet se nuk ia doli dot.
Akti për Kujdesin Shëndetësor amerikan ishte ligji që duhej të zëvendësonte disa pjesë të reformës “Obamacare” për sigurimin shëndetësor. Eliminimi i “Obamacare” ishte pjesë kryesore e premtimeve elektorale të Donald Trump.
Sipas burimeve të CNN, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se votimi do të zhvillohet të premten në mëngjes dhe se vendimi për shtyrjen u mor për të shmangur një votim në orët e para të së premtes.
Por sipas medieve amerikane, duket se Trump nuk ka marrë mbështetjen e konservatorëve brenda partisë së tij, me këta të fundit që mendojnë se ligji i Trump nuk eliminon mjaftueshëm reformën e Obamës.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka këmbëngulur gjatë të gjithë javës se administrata do të arrijë numrin e nevojshëm të votave, madje edhe pak minuta para lajmërimit të shtyrjes së votimit, ai po fliste për hapa shumë pozitivë.
Ligji i Trumpit për Shëndetësinë ka nevojë për 215 vota për t’u miratuar në dhomën e ulët të Kongresit dhe pa mbështetjen e konservatorëve kjo është e pamundur.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...