Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve të sotme në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit, janë gjetur pesë mbetje mortore.
Komunikata e plotë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur:
Sot gjatë ditës, ekspertët mjekoligjor vendor dhe të EULEX-it, me përkrahjen e Njësitit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në zbatim të Urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit, kanë realizuar gërmimet vlerësuese, të cilat kanë rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të pesë personave.
Gërmimet vlerësuese që kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore, janë realizuar në dy lokacione të shënjuara, paraprakisht nga ana e institucioneve kompetente.
Mbetjet mortore të zhvarrosura do të procedohen për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe vetëm pasi të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot mund të identifikohen, apo iu përkasin personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-’99.
Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, shpreh mirënjohjen për punën dhe angazhimin e të gjitha institucioneve kompetente, Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësitin e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe para së gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në këtë proces, përkatësisht në përpjekjen e përbashkët për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...