CNN shkruan për veprën e artistit shqiptar Saimir Strati

20:37 | 23 Mars 2017
Trina Galanxhi

Gjigandi mediatiak CNN i ka kushtuar një artikull veprës së artistit shqiptar Saimir Strati.

Vepra ‘Nënë Tereza’ e punuar me kapse teli tashmë është e ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, transmeton portali arbresh.info.

170322103536-teresa-certificate-exlarge-169

Artisti shqiptar Saimir Strati tha se ai ishte i frymëzuar nga kriza e refugjatëve, kur ai krijoi portretin e Nënë Terezës.

“E dija që doja të bëja diçka me tela, por duke parë lajmet në lidhje me krizën e refugjatëve më ka lindur ideja që të punoj portretin e Nënë Terezës”, citohet të ketë thënë ai, shkruan CNN.

170322103306-teresa-start-exlarge-169

Projekti i artistit shqiptar kishte filluar në nentor, pak kohë pasi Nënë Tereza u kanonizua si e shenjtë.

Kjo nuk është hera e parë që Strati ka vënë idetë e tij në mur. Veprat e tjera të tij të njohura janë, Ponte de Sor, Portugali dhe mozaiku që përkujton Ditën e Tokës me titullin ‘Shpëtoni Tokën”./Abresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme