Mesfushori shqiptar, Valon Behrami nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Zvicrës për ndeshjen e ardhshme në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror.
31-vjeçari, i cili bartë fanellën e skuadrës angleze Watford, do të mungoj në ndeshjen e ardhshme me skuadrën e tij kombëtare për shkak të një lëndimi në kofshë, shkruan portali arbresh.info.
“Behrami nuk ka arritur të rikuperohet me kohë. Mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit në kofshë”, njofton Federata e Futbollit të Zvicrës.
Behrami do të zëvendësohet nga Renato Steffen për ndeshjen e së dielës kundër Latvias në stadiumin ‘Stade de Geneve’./arbresh.info
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...