Google ADS

Shpend Ahmeti reagon pas sulmit të aktivistit Agron Kabashi

19:06 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Udhëheqësi i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se të gjithë ata që nuk pajtohen me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, mund ta kenë të qartë se anëtarët e saj nuk i ndalë asnjë kërcim, e as dhuna.

Ky reagim i Ahmetit vjen pas sulmit të mbrëmshëm të aktivistit të Vetëvendosjes, Agron Kabashi.

“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin. Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugen përpara”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme