Arsenali përgatitë ofertë për Arda Turan

18:33 | 23 Mars 2017
Arbresh Info

Gjiganti në Premierë Ligë, Arsenali është duke përgatitur ofertë prej 29 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan.

Sipas raporteve nga mediat angleze, “Topçinjtë” janë duke u përgatitur për largimin e dy yjeve, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, prandaj kanë vënë në listën e shënjestrave edhe yllin turk që iu bashkua Barcelonës në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.

Koha e 30-vjeçarit te skuadra në ‘Camp Nou’ ka qenë shumë e limituar qysh pas transferimit për 34 milionë nga Atletico Madridi.

Turan ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me gjigantin spanjoll./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme