Taulant Xhaka i gatshëm të jap gjithçka

18:24 | 23 Mars 2017
Arbresh Info

Taulant Xhaka është gjithmonë i gatshëm për të dhënë gjithçka nën fanellën e skuadrës kombëtare.

Ylli i kombëtares shqiptare, i cili bartë gjithashtu fanellën e skuadrës zvicerane Basel, është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të “Kuqezinjve” në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror, shkruan portali arbresh.info.

“Për të mbajt këtë fanellë, gjithmonë i gatshëm të jap 100 për qind”, ka shkruar 25-vjeçari në rrjetin social Facebook.

Skuadra kombëtare nën udhëheqjen e Gianni de Biasi synon rezultat pozitiv në Palermo kundër Italisë pas dy disfatave të pësuar radhazi në ndeshjet në kuadër të këtij kompeticioni./arbresh.info

https://www.facebook.com/TaulantXhaka/photos/a.1226492497366691.1073741828.1223047531044521/1656655417683728/

Të ngjashme