Messi beson se Bale është më i mirë se Ronaldo

18:04 | 23 Mars 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi beson që Gareth Bale është më i mirë sesa bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë kundërshtarë prej kohësh për çmime individuale në futboll, transmeton portali arbresh.info. Yjet e Real Madridit dhe Barcelonës kanë ndarë çmimin prestigjioz “Topi i Artë” ndërmjet njëri tjetrit që nëntë vitet e kaluara.

Legjenda e AC Milanit, Kaka ishte lojtari i fundit jashtë dyshes që e siguroi këtë çmim në vitin 2017.

Messi ka qenë një në formë të shkëlqyer këtë sezon te Barcelona, ku ka shënuar 41 gola gjatë 40 paraqitjeve. Ndryshe nga rivali tij, Ronaldo ka pasur më shumë vështirësi në Madrid duke shënuar vetëm 26 herë brenda 34 paraqitjeve.

Gareth Bale ka dalë nga hija e Ronaldos duke ndihmuar klubin për të qenë në krye të tabelës në La Liga dhe bazuar në raportet nga mediat spanjolle, Messi e vlerëson uellsianin Gareth Bale si një kërcënim më i madh sesa bashkëlojtari i tij.

Ylli i gjigantit katalunas ka parasysh natyrën e liderit të Cristianos, por beson që është vetëm çështje koha para se Bale të bëhet lojtari kryesor i skuadrës.

Messi gjithashtu është në dijeni për syperyllin në Barcelonës, Neymar, i cili aktualisht është duke shkëlqyer në ‘Camp Nou’ pas super performancës në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germain./arbresh.info

Të ngjashme