Google ADS

Selena Gomez fshin komentet negative nga Instagrami

17:27 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Aktorja e famshme Selena Gomez në një intervistë për Neë York Times ka treguar përjetimin e saj me ngacmimin, duke thënë se ka pasur përvoja nga kjo dukuri.

Ajo gjithashtu përmendi edhe lidhjen e saj me komentet në Instagram, duke shpjeguar se tenton t’i evitojë komentet negative, shkruan Huffington Post.

“ E fshij aplikacionin nga telefoni të paktën një herë në javë”, ka thënë ajo,

“ Është sikur disa njerëz duan të të presin shpirtin. Imagjinoni të gjitha pasiguritë që i ndjejmë për vetën tonë dhe dikush shkruan një paragraf duke treguar çdo detaj për to, qoftë vetëm anën fizike”, ka shtuar ajo.

“Unë e di se çfarë do të thotë të ngacmohesh. Unë shkova në shkollën më të njohur në botë, që është Disney Land” ka thënë Selena.

Selena Gomez është ndër artistët e rinj më të suksesshëm në botë, veçanërisht në karrierën e saj muzikore.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme