Google ADS

Tahiri në prokurori për kërcënimin ndaj Konit

15:37 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të paraqitet ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ish-anëtari i qeverisë Rama mësohet se do të pyetet në lidhje me çështjen e kërcënimit të rektorit Mynyr Koni.

Ky i fundit u përfol se u kërcënua pak ditë para zgjedhjeve për rektorin e Universitetit të Tiranës nga një grup personash që e hipën në mjetin e tyre.

Për të njëjtën çështje në prokurori do të pyetet më vonë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme