Në vend të kamerierit, kafetë në Café X i bën dhe i shërben roboti.
Kafeja porositet përmes një aplikacioni të veçantë, dhe nuk ka nevojë për pritje.
Duke shikuar për disa vite kamerierët të cilët punojnë dhe shërbejnë kafe, Henry Hugh ka vendosur që për punët që përfshijnë detyra të shumta të përsëritura, mund t’i bëjnë robotët.
Menjëherë filloi punën për realizimin e idesë së një kafe bari, në të cilën, në vend të kamerierit, kafetë mund të bëhen nga robotët dhe prandaj hoq dorë nga fakulteti, e shiti makinën dhe mblodhi para nga familja, ndërsa këtë ide e mbështetën disa investitorë.
Cafe X të parë e ka hapur në Hong Kong, vitin e kaluar ndërsa në fillim të këtij viti kafetë nga roboti shërbehen në San Francisko, në një qendër tregtare, raporton zimo.dnevnik.hr.
Hugh thotë se janë duke u përqendruar në efikasitetin dhe shpejtësinë e përgatitjes së kafesë ashtu që njerëzit nuk do të presin 10 deri 15 minuta për një filxhan kafe, si dhe cilësinë e saj.
Përdoruesit mund të porosisin një kafe me një aplikim të veçantë në celular apo në një kioskë brenda kafe barit, ndërsa pas porosisë marrin një kod katër-shifror për të marrë kafenë.
Në videon më poshtë mund të shihet se si duket ky proces.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...