Google ADS

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Britani

14:07 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Westminister që la të paktën tre viktima në zemër të Londrës.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia propagandistike e grupit Amaq, ku ka thënë që  një “ushtar i kalifatit” ka kryer aktin barbar pranë Parlamentit, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se sulmuesi e kishte ndjekur thirrjen e bërë nga grupi për të nisur sulme mbi civilët dhe forcat e sigurisë në vendet që janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga amerikanët në Siri dhe Irak.

Në formulimin e deklaratës nuk është përmendur asnjë përfshirje e drejtpërdrejtë në sulm, gjë për të cilën hetuesit kanë thënë që ishte i frymëzuar nga terrorizmi islamik.

ISIS shpesh merr përgjegjësinë për sulmet terroriste që nuk i ka orkestruar drejtpërdrejt, por që janë të lidhura publikisht me ideologjinë e saj.

Tetë persona janë arrestuar në një seri bastisjesh në Londër dhe Birmingham, ku sulmuesi ka marrë makinën me të cilën u krye masakra./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme