Shumica e furrave në Kosovë, po vazhdojnë që bukën e nxehtë t’ia shesin qytetarëve me qese të plastikës.
Edhe pse kanë kaluar afër katër vite prej hyrjes në fuqi të udhëzimit administrativ, në të cilën parashihet përdorimi i qeseve të letrës në furrat e bukës, por një vendim i tillë nuk po gjen vend dhe nuk po respektohet.
Sipas ekspertëve, janë një sërë elementesh përbërëse të këtyre qeseve plastike që çlirohen nga avujt e bukës dhe një farë mënyre bëhet kontaminimi ose dhe rreziku i helmimit të bukës, kur pastaj më vonë transmetohet në shëndetin e konsumatorëve.
Mirëpo, lajmi i mirë është se këtë vit është miratuar rregullorja për ambalazh të produkteve ushqimore dhe kompanitë të cilat prodhojnë qese najloni duhet ta zbatojnë çështjen e prodhimit të ambalazheve për ushqim duke i zëvendësuar me mbështjellës nga letra.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Ibrahim Tërrshnjaku, ud. Drejtor i Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i cili ka thënë se AUV ka dhënë rekomandim që produktet ushqimore të mos mbështillen me qese najloni por të zëvendësohen me ambalazh të letrës.
“Ne kemi dhënë çdo vit rekomandime që produktet ushqimore, gjegjësisht buka të mos mbështillet me qese najloni por ajo është si standard botëror të mbështillet më letër. Por mbi bazat ligjore ne nuk kemi mundur ta obligojmë askënd më i përdor këto”, ka thënë Tërrshnjaku, për Arbresh.info.
Ai bëri të ditur se ka një muaj që është duke u zbatuar ligji dhe se ekipet kanë dalë në terren për monitorimin e tyre.
“Para një viti është miratuar kjo rregullore, para një muaji ka hyrë në fuqi dhe ne tashmë kemi dhënë urdhëresa nëpër teren që të fillojë vëzhgimi i largimit të qeseve të najlonit”, tha ai.
Që kjo të zbatohet me korrektësi ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian.
“Rekomandimi me i ri i Komisionit të BE-së, nga takimi i mbajtur para 2-3 ditësh në Bruksel, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve relevante të Kosovës, është se në Kosovë, në harmoni të plotë, të respektohen e zbatohen standardet e BE-se”, ka thënë kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Ai ka thënë se çdo produkt që i shitet qytetarit konsumator duhet ta ketë deklaracionin, e qeset dhe shumica e ambalazheve tjera nuk e kanë. Këto sipas tij mund të jenë edhe kancerogjene.
“Varësisht nga përbërja kimike e struktura fizike, qesja mund të jetë edhe kanceroze. Specifikimi i llojit dhe i mënyrës se përdorimit të qeseve të plastikës e ka po këtë detyrë: Kujdesin dhe mbrojtjen e shëndetit edhe nga kërcënimet kanceroze si dhe kujdesin ndaj mjedisit”, ka deklaruar Kaçaniku.
E ata që e kanë ngritur këtë çështje me aktivitetet e tyre shprehen të shqetësuar që ende në treg vazhdon të përdoren këto qese.
Koordinatori i nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj ka thënë për Arbresh se përdorimi i atyre qeseve është shumë i dëmshëm për shëndetin madje ai ka thënë se janë kancerogjene.
“Është shumë keq që një pjesë e madhe vazhdojnë t’i përdorin kur dihet se sa shumë dëme bëjnë për shëndetin, janë kancerogjene. Ne kemi reaguar disa herë, por si duket inspektoret nuk po duan t’i shohin”, ka deklaruar Hasanaj.
Ai është shprehur skeptik rreth ligjit të ri i cili ka hyrë në fuqi qe një muaj.
“Te shpresojmë, por duke e ditur qasjen e institucioneve për gjithçka që ka të bëjë me mjedisin dhe shëndetin kam dyshimet e mija. Por, ne do e monitorojmë, dhe do të dalim vetë në terren”, ka thënë ai.
Të dëmtuarit në këtë rast, qytetarët, shprehen të shqetësuar për këtë çështje duke thënë se shumë herë nuk kanë zgjidhje tjetër, përderisa furrat ua ofrojnë ato qese.
“Po këto qese janë mjaft të dëmshme për shëndetin. Me shumë drojë ne e marrim bukën në ato qese por s’kemi çka me bë”, ka thënë një qytetar.
“Çdo herë që po blejmë bukë po është me frikë se mos është e dëmshme për shëndetin tonë qesja e plastikes, sepse sipas asaj që kam lexuar janë. I shohim edhe bukët e nxehta se si lëshojnë avull dhe në disa raste edhe dëmtohet qesja”, tha një tjetër qytetar i Prishtinës.
Kujtojmë se shumica e shteteve e kanë të ndaluar me ligj përdorimin e këtyre qeseve, madje disa edhe gjobiten në rast së zihen duke përdorur qese plastike. M.Avdimetaj/Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...