Google ADS

LHK: AKP-ja të tërheq vendimin, “Apiko” dhe “Iliria” janë prona të patjetërsueshme

12:32 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP) që të likuidoi pronat publike dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan.

“Siç dihet Manastiri i Deçanit dhe drejtuesi i saj Sava Janjiç, janë duke tentuar që më çdo kush të i merr në pronësi këto prona, andaj çdo tentim për ti i uzurpuar është i pa pranueshëm dhe i pa zbatueshëm”, thuhet në reagimin e LHK-së dërguar medieve.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga AKP-ja, që sa me parë të tërheq vendimin e saj ngase ai është një vendim i cili do të i mundësoj që këto prona të likuidohen në favor të Manastirit të Deçanit.

Ata thonë se në konsultim edhe me strukturat e saja, në rast që ky vendim nuk do të tërheqë, dhe që deri me 15 qershor 2017 këto prona të kthehen në menaxhim të Komunës se Deçanit atëherë ne në të kundërtën do të marrin këto veprime :Demonstrata të pa ndërprera në Deçan, bllokimin e rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit dhe hyrjes në këtë institucion i cili po lobon kundër interesave të shtetit të Kosovës si dhe greve të përgjithshme të qytetarëve të Deçanit para Ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme