Vritet kritiku i Vladimir Putinit

12:39 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Ish deputeti rus është qëlluar për vdekje në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Denis Voronenkov është vrarë rreth mesditës, transmeton portali arbresh.info. Në këtë sulm është plagosur edhe roja i tij, thotë shefi i policisë së Kievit, Andriy kryschenko.

Voronenkov, 45-vje1#ar ishte anëtar i fraksionit komunist të dhomës së ulët në parlamentin rus, por që ishte zhvendosur në vjeshtë në Ukrainë ku edhe kishte marrë shtetësinë.

Ish deputeti kishte kritikuar aneksimin e Krimesë nga Moska dhe do të dëshmonte kundër ish-presidentit Viktor Yanukovych, një aleat i fortë i Vladimir Putinit.

Ai u largua nga Rusia me bashkëshorten e tij, këngëtaren Maria Maksakova, e cila gjithashtu ishte deputete.

Ai kishte thënë se la Rusinë për shkak të persekutimit nga agjencitë ruse të sigurisë dhe kishte hequr nga shtetësia e tij ruse./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme