Google ADS

Arrestohet edhe personi i tetë në lidhje me sulmin në Londër

11:42 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Policia e Londrës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i tetë si pjesë e hetimit kundër terrorizmit ndaj sulmit në Westminister.

Më herët Policia Metropolitane konfirmoi që ka bastisur gjashtë adresa dhe kanë bërë shtatë arrestime, transmeton portali arbresh.info.

Zëvendës komisari i Policisë, Rowley ka thënë se qindra detektivë janë duke punuar që nga mbrëmja dhe gjatë kësaj kohe janë zhvilluar hetime në gjashtë adresa dhe janë bërë shtatë arrestime.

“Hetimet në Birgmingham, Londër dhe pjesët tjera të vendit janë duke vazhduar”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë Policia Metropolitane ka shkruar në Twitter se është arrestuar personi i tetë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme