Pesha e çantave tek fëmijët të ciklit të ulët e tejkalon kufizimin e këshillueshëm prej 10 përqind të peshës së trupit.
Pesha e çantave mund të shkaktojë dhimbje momentale dhe lodhje tek fëmijët , për rrjedhojë edhe shpërqendrimin e tyre gjatë procesit mësimor.
Këto janë të gjeturat e Institutit EdGuard që u prezantuan sot nga hulumtimi “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”.
Drejtori ekzekutiv i institutit EdGuard, Rinor Qehaja, tha se qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë ofrimi i të dhënave empirike rreth peshës e çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e fëmijëve.
Sipas këtij hulumtimi fëmijët nuk kanë aktivitete të mjaftueshme fizike në shkollë dhe jashtë saj.
Ndërsa, është rekomanduar që të rishikohen tekstet shkollore dhe planprogramet aktuale, të reduktohen detyrat e shtëpisë, mësimdhënësit të trajnohen për implementim efikas të planprogramit gjatë orëve mësimore, të rritet numri i orëve të lëndës së edukatës fizike, të rishikohet mbarëvajtja e aktiviteteve gjatë orëve të edukatës fizike dhe shkollat të pajisen me dollapë të shfrytëzueshme dhe të mirëmbajtura.
Kurse, Lah Nitaj, këshilltar politik në MASHT, tha se nuk mund të flitet për asnjë zhvillim pozitiv në shoqëri pa pasur një shëndet të mire të popullit, në këtë rast të fëmijëve apo nxënësve.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...