Gazeta e famshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë Alpeve Shqiptare dhe jetës në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.
Gazeta franceze “Le Monde” ofron për lexuesit e saj në mbarë botën një reportazh dedikuar bukurive natyrore të Shqipërisë të titulluar: Sharmi i Ballkanit në Alpet Shqiptare (“Le charme des Balkans dans les Alpes albanaises“). Në reportazh flitet për Alpet shqiptare që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë, por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë.
Gazeta e famshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë Alpeve Shqiptare dhe jetës në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për një udhëtim të realizuar nga blogu ‘La Balaguere’ në bashkëpunim me gazetën e njohur franceze, “në rajonin më të egër shqiptar, në Alpet Shqiptare” siç shkruan “Le Monde”, transmeton “Presheva Jonë”.
Le Monde” ka vizituar edhe Lepushën, vendin e disa qindra shpirtrave, siç e quan shkrimi këtë pjesë
Mirësevini në Alpe!..(’’Bienvenue dans les Alpes !’’), fjalë këto me të cilat autori nis pjesën e parë të reportazhit të tij, të dymbëdhjetë ditëve të ecjes në veri të Shqipërisë, transmeton KultPlus.
Në gjashtëdhjetë kilometra nga Shkodra (qytet kryesor i veriut të vendit), kalimi i Leqet e Hotit shënon hyrjen zyrtare në Alpet Shqiptare, kur konturet e tij dredha-dredha të dhurojnë një peizazh që ruhet ende.
“Të gjithë bunkerët janë ndërtuar nga Enver Hoxha për t’i shpëtuar sulmeve të mundshme ose invazionit prej Jugosllavisë. Thonë se ishte shumë paranojak, Enver Hoxha”, vazhdon ky artikull, i cili në fund tregon për një gjyshe e cila e përcjellë ekipin e udhëtarëve dhe qëndron në pragun e derës derisa ekipi largohet e nuk duket më”.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...