Specialja sot paraqet rastin e radhës

08:44 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë për sot në orën 11:00 ka thirrur konferencë për media në të cilën pritet që të paraqesë rastin e radhës që do ta ngrejë para gjykatës.

“Transportuesi bart në total treqind tabela në Tiffany”, thuhet në paralajmërimin e PSP-së.

Rasti i fundit që u hap nga PSP ishte “Trust” nga 23 shkurti. Rast që bëhet fjalë për tenderë që në vitin 2011 ka nënshkruar firma shtetërore “ELEM”.

Në “Trust” janë të dyshuar tre persona juridikë dhe tre fizikë. Bëhet fjalë për firmat “Transmet”, “Sileks” dhe “Bato”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme