E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar.
Nuk mungojnë as paralajmërimet e italianëve. Turizmi estetik dhe dentar në Ballkan është tashmë një fenomen i konsoliduar.
Tarifat e ulëta të shërbimit që ofrojnë kryeqendrat e Europës Lindore, kanë filluar të tërheqin vëmendjen e shumë personave.
Por, e përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar. Shkrimi është ripublikuar në shkurt edhe në mediat italiane.
Maria Antonia Sanchez Villejo e ‘El Pais’ shkruan se ka raste kur ndërhyrjet mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore.
Ajo shkruan se viktimat e para janë vetë shqiptarët, të rinjtë mes 20-30 vjeç, të cilat pas ndërhyrjeve vuajnë efektet anësore, siç janë: temperatura, shenjat, endemitë, paralizat faciale etj. Bëhet fjalë për dëme të pariparueshme.
“Numri është kaq i lartë sa mund të flitet për epidemi”, shkruan ‘El Pais’.
Në Shqipëri, çmimi i trajtimeve të vogla estetike si shtimi i volumit të buzës apo edhe i mollëzave kushton rreth 50 euro.
Në vende të tjera, një seancë e vetme kushton nga 300-600 euro. Por, çmimet ndryshojnë nga pjesa e fytyrës ku bëhet ndërhyrja dhe nga filler-i që përzgjidhet.
Por ajo që ndikon tek ky fenomen, shkruan ‘El Pais’, ka të bëjë edhe me boshllëkun legjislativ, ndërsa së fundmi po parashikohet edhe rregullimi sipas normativës së BE-së.
Edhe blogjet dhe mediat profesionale italiane shkruajnë se Shqipëria është xhungla e ndërhyrjeve estetike.
Mjekët japin alarmin se po shtohen qendra të tilla, pa kontrollin e duhur.
Në fillim të shkurtit, blogu italian ‘youmedia.fanpage.it’ shkruan se problemi, që po e denoncojnë shumë mjekë, është se është përhapur një zakon i keq për të marrë ekspertë të dyshuar nga Turqia, Greqia dhe vende të tjera për edhe një fundjavë për të kryer këto trajtime të rrezikshme.
Shqipëria konsiderohet si një vend tërheqës për turizmin mjekësor dhe atë estetik për shkak të tarifave të ulëta që aplikohen.
Kështu sipas të dhënave të mbledhura nga ‘Monitor’, rinoplastika kushton më shtrenjtë në SHBA me rreth 5,000-15,000 dollarë, e ndjekur nga Anglia me rreth 7,400 dollarë, Franca me rreth 6,300 dollarë, por edhe Belgjika me rreth 6,000 dollarë, transmeton opnion.al
Në Shqipëri, operacionet plastike në hundë kushtojnë nga 1,000 – 1,500 euro.
Në Çeki ky çmim llogaritet në rreth 2,500 euro, ndërsa në Itali nga rreth 2,400 euro në 3,500 euro.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren