Kënaqësia seksuale dhe mënyrat më të mira për të arritur orgazmat ndryshojnë nga çifti në çift. Ajo çfarë juve mund të ju ngrit humorin, për dikë tjetër mund të jetë shumë e bezdisshme. Mirëpo, studimi i ri ka zbuluar se një gjë mund ta sigurojë kënaqësinë seksuale, më shumë se paraloja dhe të brendshmet atraktive dhe kjo është, thjeshtë të folurit për dashurinë.
Sa e mrekullueshme!
Studimi i kryer në Universitetin Chapman, ka shqyrtuar jetën seksuale të 39,000 çifteve të martuara dhe atyre që bashkëjetojnë me partnerët për më shumë se tre vjet.
Ata zbuluan se duke thënë “të dua” gjatë aktit seksual, ishte sjellja më e mirë e garantuar për kënaqësi, ndër të cilat me 75% të meshkujve të kënaqur si dhe 74% të femrave të kënaqur që e kishin pranuar këtë.
Gjëra tjera që ishin gjetur për rritjen e kënaqësisë seksuale ishin kombinimi dhe të provuarit e gjërave të reja, përpjekja për ngritjen e humorit dhe paralojën. Në thelb, ju merrni për aq sa jepni.
Studimi ka gjetur se vetëm gjysma e çifteve që ishin të përfshirë, kanë konsideruar veten të kënaqur seksualisht dhe se aktet tjera seksuale si bërja e dushit së bashku dhe përdorimi i lodrave me përmbajtje seksuale nuk përfshinin edhe aq shumë kënaqësi.
Pothuajse gjysma e çifteve që ishin të kënaqur dhe të pakënaqur kishin lexuar libra informuese si dhe artikuj revistash, por ajo që i bën më të kënaqur çiftet është përpjekja për ide të reja në shtrat, thekson Dr. David Frederick, asistent profesor i Psikologjisë në Universitetin Chapman.
Si përfundim, seksi është sikur martesa në kuptimin se ka nevojë për përkushtim, përpjekje dhe plot pasion. Pra, nëse nuk ndjeheni shumë të lumtur në dhomën e gjumit, pse mos të provoni diçka të re apo ti tregoni partnerit se si ndjeheni për të.
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja
Goditje e rëndë për Real Madridin – dyshohet se ylli i ekipi...