Google ADS

Sot dihet kur protestojnë mantilbardhët

08:04 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, sot mban mbledhjen urgjente, ku do të merret vendimi për fillimin e protestës së paralajmëruar në konferencën e mbajtur më datë 16 mars.

Sipas një njoftimi të FSSHK-së, në zyrën qendrore të Federatës në ora 12:15, do të mbahet konferencë për media, ku do të kumtohet data e mbajtjes së protestës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme