Google ADS

“Instagram” bën ndryshime pas ankesave të përdoruesve

07:13 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Pas prezantimit të opsionit “Live” nga “Instagram”, duket se kompania ka marrë ankesat e para për këtë risi.

Pas përfundimit të “live streaming”, videoja që ju keni fshihet automatikisht duke mos u ruajtur. “Instagram” tashmë ka vendosur që me përditësimin e ri të shtojë dhe opsionin “Save” për të ruajtur videon tuaj “live” pasi mbaron.

Sapo të përfundoni transmetimin tuaj “live” në këtë rrjet social, nëse doni të ruani videon, atëherë klikoni mbi opsionin “Save” që do t’ju shfaqet në përfundim të saj.

Kjo video nuk do të shfaqet më në “Instagram”, por do të ruhet automatikisht në “smartphon”-in tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme