Google ADS

Gjimnazisti australian transformohet në xhihadist të rrezikshëm (FOTO)

08:18 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

Bëhet fjalë për një 18 vjeçar shtetas australian Jake Bilardi i cili i është bashkangjitur ISIS-it.

Me këtë fakt nuk mund të pajtohet as halla e xhihadistit, e cila thotë që është shumë e pabesueshme se si ndodhi e gjitha.

“Si prisni të ndjehem? E shkatërruar, tërësisht e shkatërruar. Është nipi im ai për të cilin po flisni”, tha ajo për dailymail.

Me bashkëngjitjen e të riut nuk po mund të pajtohen as fqinjët e as bashkëmoshatarët e tij, shumica prej të cilëve ishin shokë e shoqet e tij në shkollën e mesme.

isis1 isis9

Ndryshe Jake Bilardi i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese policisë federale, për sulmet terroriste ndaj Australisë në të ardhmen.

Nga disa postime që kishte bërë i riu në rrjetin social twitter mësohet se ai gjendet në qytetin Ramadi duke luftuar për Shtetin Islamik IS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme