Ne të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe duhet të jetë i pasur me vlera ushqyese.
Megjithatë ushqimi kalorik nuk është i njëjtë si ushqimi jo i shëndetshëm, kështu që për këtë arsye ju paraqesim një listë me gjërat që nuk duhet të gjenden në pjatën tuaj për mëngjes.
– Proshuta dhe salsiçet: Ngrënia e mishit të përpunuar shoqërohet me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Qendra për kërkimet e kancerit botoi një listë me gjërat që janë të lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit dhe për këtë arsye duhet të shmangen, kurse nitratet nga mishi i përpunuar, mund të gjenden në krye të listës.
– Drithërat e ëmbla: Disa drithëra janë plot karbohidrate dhe sheqer, kështu qëkur i konsumoni ato, sheqeri në gjakun tuaj papritmas ngritet dhe pastaj bie në mënyrë drastike. Pasi që ndoshta nuk e preferoni këtë lloj të rënies së energjisë në fillim të ditës, është mirë për të shmangur mëngjesin me drithëra të ëmbël.
– Kos frutash pa yndyrë: Këto produkte kanë pushtuar tregun sepse përmbajnë vetëm rreth 100 kalori dhe mund të gjenden në një shumëllojshmëri të shijeve, por ato janë plot me ëmbëltues artificialë që janë të dëmshëm për trupin. Gjithmonë është më mirë për të zgjedhur kos të thjeshtë me një përqindje të ulët të yndyrës.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...