Skuadra e trajnerit Joachim Low ka shënuar fitore me rezultat minimal 1 me 0 falë super golit nga sulmuesi Lucas Podolski.
Gjermania ka mposhtur me rezultat 1 me 0 Anglinë në ndeshjen miqësore të zhvilluar si vendas në stadiumin e Dortmundit ‘Signal Iduna Park’, shkruan portali arbresh.info. Ish sulmuesi i Arsenalit dhe ylli i Galatasaray, Lucas Podolski i siguroi fitoren skuadrës kombëtare të tij në ndeshjen e fundit nën fanellën e Gjermanisë.
31-vjeçari, i cili ka bërë 130 paraqitje për përfaqësuesen gjermane, shënoi golin e 49-të në këtë takim.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka qenë në dispozicion për këtë takim në bankinë, por nuk është inkuadruar në fushë nga Joachim Low.
Gjermania zhvillon ndeshjen e ardhshme kundër Azerbajxhanit të dielën duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji