Google ADS

Qeveria e Kosovës është pranë Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe londinezëve

22:15 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar sulmin terrorist në Londër.
Duke shprehur shqetësimin e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për këtë sulm qyqar, kryeministri Mustafa ka theksuar solidaritetin me Qeverinë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Jemi të shokuar nga sulmi qyqar në Londër dhe dënojmë këtë incident terrorist. Qeveria e Kosovës është pranë Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe londinezëve”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme