Kryeministrja e Britanisë së Madhe, përmes një deklaratë për media ka dënuar sulmin e sotëm terrorist para Parlamentit.
Gjatë sulmit kanë mbetur të vrarë 4 persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, transmeton portali arbesh.info.
May është zotuar se ‘Britania nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit’, ndërsa sulmin terrorist ajo e ka quajtur ‘sulm qyqar dhe të degjeneruar’.
Besohet se sulmuesi e ka kryer sulmin e vetëm, megjithatë policia ka refuzuar të përjashtojë se në sulm mund të jenë të përfshirë edhe njerëz të tjerë.
Rreth 20 këmbësore janë plagosur gjatë sulmit, duke përfshirë edhe tre nxënës nga Franca dhe një turist nga Koreja e Jugut, që besohet se është në gjendje të rëndë./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...