Google ADS

SHBA, kapen 1.5 ton kokainë

22:05 | 22 Mars 2017
Trina Galanxhi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare në Shtetet e Bashkuara ka arritur të kapë 1.5 ton kokainë që transportohej përmes anijeve në Oqeanin Paqësor.

Në një deklaratë të zyrtarëve të SHBA-ve thuhet se droga është zbuluar pasi po bartej me anijë të shpejtë, që angazhohen kryesisht për bartjen e drogave të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se konfiskimi i fundit paraqet vigjilencën e forcave detare në luftën kundër trafikimit të drogave. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme