Drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump ka punuar në mënyrë të fshehtë për një miliarder rus, për të asistuar presidentin Vladimir Putin.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Associated Press”, sipas të cilës Paul Manafort ka propozuar një strategji për të goditur fraksionet opozitare anti-ruse në ish-republikat sovietike rreth një dekadë më parë.
Burimi informativ raporton se dokumenta dhe intervista të mëparshme mbështesin pretendimet e tij për zotin Manafort. Ky i fundit ka insistuar se nuk ka punuar kurrë për interesat ruse.
Ai ka punuar si kryetar pa portofol i fushatës elektorale të Trump nga marsi deri në gusht të vitit të kaluar, përfshirë periudhën gjatë të cilës miliarderi njujorkez vulosi kandidaturën e tij.
Manafort dha dorëheqjen pasi “Associated Press” zbuloi se ai kishte koordinuar një operacion sekret lobimi në favor të partisë pro-ruse të Ukrainës deri në vitin 2014.
Agjencia e lajmeve pretendon se të dhëna të dokumentuara biznesi lidhin në mënyrë direkte Manafort me interesat e Putin në rajonet ish-sovietike.
Lajmi vjen në një kohë kur këshilltarët e fushatës së Trump janë subjekt i një hetimi të FBI-së dhe dy hetimeve të Kongresit për ndikimin rus.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?