Google ADS

Vrasja që shokoi botën, Penelope Cruz në filmin për tragjedinë e madhe

19:08 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Aktorja spanjolle, Penelope Cruz do të luajë rolin e Donatella Versaci, motrës së Gianni Versace në serialin televiziv për vrasjen e kreatorit italian të modës, ka bërë të ditur shtëpia e produksionit FOX.

Ky do të jetë roli i parë më i madh i 42-vjeçares spanjolle, Penelope Cruz.

Seriali “Versace: Rrëfimi kriminalistik amerikan” është krijuar si adoptim i librit të gazetares së “Vanity Fair”, Maureen Orth, ndërsa xhirimet do të fillojnë në muajin prill.

Në fakt, bëhet fjalë për sezonin e tretë të kësaj serie. Partner i Cruz në këtë serial do të jetë aktori venezuelas Edgar Ramirez. Rolin e vrasësit të kreatorit do ta luajë ylli i serisë “Glee”, Darren Criss.

Producentët kanë paralajmëruar edhe xhirimin e sezonit të katërt, i cili do të fokusohet në aferën e presidentit amerikan Bill Clinton me Monica Lewinsky.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme