Gjobitet me 3 mijë euro Gerard Pique

18:50 | 22 Mars 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është gjobitur me 3 mijë euro për komentet e tij rreth vendimeve të gjyqtarëve në La Liga.

Sipas një raporti nga ‘La Cadena Cope’, një gjobë prej 1500 euro i është dhënë për shkak të gjykimeve, ndërsa gjoba tjetër 1500 i është dhënë nga Komisioni i Konkurrencës, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi spanjoll madje ka shfrytëzuar edhe rrjetin social Twitter për të shprehur frustërimin e tij ndaj vendimeve në ndeshjen Villarreal – Real Madrid.

Ai ka qenë i pakënaqur me rikthimin në lojë nga skuadra e Zinedine Zidane në fitoren 2 me 3 nga disavantazhi 2 me 0./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme