Google ADS

Lëndohet Reina, jashtë skuadrës së Spanjës

18:23 | 22 Mars 2017
Arbresh Info

Portieri i Athletic Bilbaos, Kepa ka zëvendësuar Pepe Reinan në skuadrën e trajnerit Julen Lopetegui të Spanjës për ndeshjen kundër Izraelit dhe Francës.

Pepe Reina është detyruar të largohet nga skuadra e Spanjës pas dështimit për tu rikuperuar nga një lëndim muskulor, transmeton portali arbresh.info.

Portieri 34-vjeçar i Napolit mungoi në seancën stërvitore të zhvilluar të martën dhe raportohet se ka kryer edhe skanimet më vonë.

Sidoqoftë, Reina tani është zëvendësuar nga portieri i Athletic Bilbaos, Kepa./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme