Shënohet viktima e parë e sulmit në Londër

17:50 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Ka humbur jetën një person i goditur me veturë në urën Westminister, kanë bërë të ditur mediat britanike.

Një person që për momentin është identifikuar si “aziatik” ka goditur me veturë rreth 12 persona, duke vazhduar më pas deri te parlamenti, ku kishte therrë me thikë një oficer policie, para se të qëllohej nga forcat e armatosura, transmeton arbresh.info.

Deri më tani është raportuar për një grua të vdekur, mirëpo të lënduarit tjerë janë ende në gjendje të rëndë.

Policia e ka konsideruar sulmin si akt terrorist./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme