Milan ka njoftuar zyrtarisht se Ignazio Abate do të mungoj gjatë gjithë sezonit për shkak të një lëndimi në sy.
Mbrojtësi i gjigantit italian nuk ka luajtur qysh pas lëndimit që pësoi kundër Sassuolos më 26 shkurt, gjë që e ka detyruar edhe të kërkojë ndihmë tek një specialist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
“AC Milani iu njofton se pas disa ekzaminimeve mjekësore dhe testimeve në Itali, Abate ka udhëtuar për në Miami për tu konsultuar me një specialist rreth problemit të tij me syrin e majtë që e lëndoi kundër Sassuolos”, shkruan në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare të “Rossonerëve”.
“Vizita solli një përgjigje pozitive dhe rikuperimi i tij është po shkon në mënyrë të mirë”
“Mjekimi dhe terapitë kanë filluar, të cilat janë të nevojshme për t’i lejuar Abates të nis aktivitetin e tij gjatë periudhës së verës në përgatitje për sezonin 2017-18”./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...