Parlamenti skocez pritet të votojë për referendumin e ri për pavarësi

16:08 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Parlamenti i Skocisë të mërkurën në fund të debatit dyditor pritet të votojë për propozimin e kryeministres Nikola Starxhon për mbajtjen e referendumit të ri për pavarësi, pavarësisht kundërshtimit të kryeministres britanike, Theresa May, sipas së cilës “tash nuk është momenti i duhur” për këtë, duke pasur parasysh se Londra po fillon negociatat për dalje nga BE-ja.

Skocia për referendumin e ri duhet të marrë lejen e Londrës, pasi që secili votim i obligueshëm juridik për çështje që i përkasin Kushtetutës së Mbretërisë së Bashkuar duhet t’i mbështesë edhe Parlamenti britanik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme