Vazhdojnë protestat e nxënësve në Ohër kundër gjuhës shqipe

15:25 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga Ohri, pjesa më e madhe nga shkolla elektro-makinerike edhe të mërkurën kanë vazhduar protestën.

Ata protestojnë për siç thonë ruajtjen e unitetit të Maqedonisë dhe të mos mësohet gjuha shqipe.

“Për këtë atdhe është derdhur shumë gjak, nuk do të lejojmë të mësohet ndonjë gjuhë tjetër, sepse një shtet pa gjuhë, nuk është shtet. Kemi mbështetje nga shumë njerëz. A ju mbështesin drejtorët? Disa po e disa jo. Thanë se kanë të drejtë të bojkotit vetëm viti i katërt. Disa nga profesorët na mbështetën, ndërsa disa të tjerë na thanë se do të na shkruajnë. Kanë të drejtë vetëm nxënësit e vitit të katërt – u shpreh një nxënës.

Drejtor i shkollës elektro-makinerike, Jane Canoski, ishte i pakapshëm për komentuar nëse i mbështetë apo jo nxënësit e tij. Gjithashtu të pakapshëm ishin edhe drejtorët tjerë të shkollave të mesme, raporton Alsat M

Nga inspektorati shtetëror arsimor në Ohër nuk iu përgjigjën thirrjeve të Alsat M për të treguar se çfarë masa eventualisht po ndërmarrin kundër shkollave dhe nëse kanë dalë në teren. Disa prindër tashmë kanë kërkuar që inspektorati arsimor t’i hetojë këto raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme