Shpesh do të njihni njerëz që janë helmues në jetën tuaj të maskuar si njerëzit më të ëmbël. Por dikur merr vesh që nuk ishin të sjellshëm, por fals.
Më poshtë keni disa shenja si të spikasni dikë që është mik i rremë, shkruan portali arbresh.info.
Sjellja pasive-agresive
Para se ta merrni vesh çfarë po ndodh, një mik i rremë do të përdor sjelljen pasive-agresive për t’ia dalë në mënyrën e vet. Kjo zakonisht bëhet në formë të një ofendimi dhe përfundon në maskën e një komplimenti.
Ju zhgënjen vazhdimisht
Miqtë fals do të bëjnë plane, premtime dhe vazhdimisht do t’ju zhgënjejnë. Fjalët e tyre nuk do të thonë asgjë, dhe nëse ua përmendni zhgënjimin, ata do t’ju sulmojnë verbalisht. Zakonisht ata nuk ndihen në faj as për këtë.
Duhet të jenë në qendër të botës suaj
Ata presin që gjithmonë të jenë të parët, edhe pse nuk do ta bënin kurrë të njëjtën gjë për ju.
Thashetheme, thashetheme tërë kohën
Gjëja më e keqe është bërja e thashethemeve. Nëse ata flasin për të tjerët prapa shpinës, çfarë mendon se thonë për ju?
E bëjnë veten të duken më të rëndësishëm
Gjithçka është një garë me miqtë fals. Në vend se t’ju mbështesin, ata duan të jenë më të mirë se ju. Qoftë ngritje në detyre, kush ka marrë pikë më shumë apo gjëra të vogla, ata duhet të jenë më të mirët dhe të kenë më të mirën./Arbresh.info
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...