Kompania finlandeze në MWC 2017 nuk e bëri të qartë se kur Nokia 3, 5 dhe 6, si dhe Nokia 3310 do të jenë në tregun evropian në tremujorin e dytë.
Megjithatë, tash Tomislav Himbele, shef i marketingut për Evropën Lindore ka bërë të ditur datën, e cila sipas tij do të jetë në tremujorin e dytë të vitit.
Edhe pse disa prej telefonave tashmë janë në shitje në shumë shitore evropiane, duket se nuk do të gjenden në shitje deri kah mesi i muajit maj.
HMD, po ashtu, ka bërë të ditur se çmimet mund të dallojnë për shkak të tatimit të vlerës së shtuar. Nokia 3 pritet të kushtojë 140 euro, Nokia 5 dhe 6 duhet të kushtojnë 190, përkatësisht 230 euro. Nokia 6 Arte Black Limited Edition do të kushtojë 300 euro, por do të shitet vetëm në tregje të caktuara./Arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...