Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të hani shumë

15:29 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pini ujë. Kjo ndoshta mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh faktin se ju bën të ngopur, por që ka shumë përfitime. Lauren Minchen, dietologe në New York City shpjegon, “të qëndruarit të hidratuar mund të ndihmojë në rikuperim duke ndihmuar në tretjen dhe luftimin me gazrat”.

Gjithashtu, të qenurit të hidratuar ndihmon në metabolizëm të shëndetshëm dhe ngopje, duke mundësuar kështu menaxhimin me ushqimin e kontrolluar. Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë të madhe me ujë. Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht gjatë ditëve të ardhshme. Uji ndihmon në largimin e kripës së tepërt dhe toksinave të cilët ju bëjnë të dukeni të fryrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme