Veseli: Gruaja kosovare është shtyllë e shoqërisë sonë moderne

14:35 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë aktivitetin “Java e gruas” që është organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar i SHBA-së.

Kryeparlamentari Veseli ka folur për rolin e gruas në shoqëri dhe për mbështetjen që ai u jep grave në vendimmarrje.

“Në rend të parë duhet të ecim përtej logjikës që mjaftohet me fushata të vetëdijësimit të publikut të cilat i bëjmë një herë apo disa herë gjatë vitit. Kjo jo vetëm që nuk mjafton, por paraqet edhe rrezik që ne të krijojmë iluzionin se kemi kryer obligimet tona në raport me fuqizimin e gruas kosovare. Në rend të dytë çështjen e barazisë gjinore duhet ta trajtojmë si çështje të interesit nacional dhe strategjik të shtetit tonë”, tha Veseli.

Ai theksoi se konsolidimi i shtetit të Kosovës mund të forcohet shumë më shumë me përfshirjen më të madhe të gjysmës së popullsisë që përbëhet nga gratë.

“Emancipimi i gruas nuk ka kuptim për përfshirjen e saj në jetën politike, në ekonomi, në edukim dhe kulturë. Dhe asnjë shoqëri nuk mund të pretendoj të jetë shoqëri moderne pa gjithëpërfshirjen sociale të gruas”, tha Veseli.

Ai dha shembull nga lidershipi i tij politik duke treguar se nga ardhja e tij në krye të Partisë Demokratike ka vendosur që gratë të përbëjnë 40 përiqnd të të gjitha strukturave partiake si dhe dy emërimet e ministrave të fundit nga radhët e PDK-së kanë qenë gra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme