Google ADS

Gjykata turke refuzon kërkesën e kosovarit për lirim

14:03 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka refuzuar kërkesën për lirim të përfaqësuesit administrativ të grupit Dogan, Barbaros Muratoğlu, i cili është arrestuar me akuzat e “ndihmës së dhënë ndaj një organizate terroriste” si pjesë e hetimit mbi FETO-n.

Për herë të parë që nga arrestimi i tij katër muaj më parë, Muratoğlu u shfaq në gjykatë, ku prokurori kërkoi lirimin e tij. Megjithatë Gjykata refuzoi kërkesën e tij, duke cituar mundësinë e ushtrimit të presionit ndaj Ramazan Aykis i cili gjithashtu është i arrestuar.

Muratoğlu është me prejardhje nga Kosova, transmeton portali arbresh.info. Ai ka mohuar akuzat duke thënë se ka blerë shtëpi në Kosovë, por jo në bashkëpunim me gjykatësin.

“Raporti pretendon që kam blerë një shtëpi në Kosovë me një gjykatës të Gjykatës Supreme që ka lidhje me FETO-n. E vetmja e vërtetë në këtë histori është që kam blerë një shtëpi në Kosovë. Megjithatë, Serkan Aydin, të cilit i referohen si gjykatës i FETO-s në raport dhe i cili ka po ashtu shtëpi në po të njëjtën zonë, është biznesmen nga Ankaraja. Ai është miku im prej vitesh. Origjina ime është kosovare. Jam gjenerata e parë e kosovarëve në Turqi. Nëna ime e vdekur ka lindur në Prishtinë dhe babai im i vdekur ka lindur në Prizren. Të afërmit e mi ende jetojnë në një fshat në afërsi të Prizrenit”, shtoi ai.

Muratoglu ka thënë se donte të kalonte disa muaj në vit në Kosovë pasi të pensionohej.

Seanca e ardhshme dëgjimore pritet të mbahet me 18 prill./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme