Gjenerata e ardhshme e telefonave iPhone nuk do të arrijë deri në vjeshtë, por kjo nuk do të thotë se linja ekzistuese nuk do të jetë aspak e ndryshuar deri atëherë.
Apple për telefonin iPhone SE ka sjellë në opsion memorie të re dhe se aparati tash mund të blihet edhe me 128 GB memorie të brendshme, transmeton KosovaPress.
Kur ishte paralajmëruar, iPhone SE ishte i qasshëm në modelet me 16 dhe 64 GB memorie të brendshme, por nga sot mund të blihet edhe në variantet me 32 dhe 128 GB.
iPhone SE u dedikohet blerësve të cilët nuk dëshirojnë në veçanti telefona të mëdhenj, andaj edhe iPhone 7 është tepër i madh për ta. Ai po ashti është më i lirë dhe është i drejtuar kah blerësit të cilët nuk dëshirojnë të shpenzojnë para për telefon.
Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar te ky model dhe është i njëjti iPhone SE të cilin kemi mundur ta blejmë deri më tash. Pavarësisht faktit se hapësira për ruajtje është dyfishuar, çmimi nuk ka ndryshuar dhe se modeli me 128 GB tash mund të blihet me çmim prej 500 dollarë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...