Partnerët e Rusisë në perëndim duhet të fokusohen më shumë në problemet tjera në botë, si në Kosovë, Siri dhe Libi dhe jo vetëm në Krime, ka thënë shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.
“Sa i përket fokusit të partnerëve tanë në perëndim, do të doja që ata të fokusoheshin më shumë edhe në problemet tjera në botë të cilat nuk janë aq të vjetra”, tha Lavrov, transmeton Tass
“E kam fjalën për rastin e Kosovës, pra për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pa kurrfarë referendumi”, theksoi Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse ka thënë që liderët nacionalistë në Ukrainë kanë dalë publikisht me fushatën për shkatërrimin e rusëve në Krime, ndërsa kjo nuk i interesoi fare perëndimit
Lavrov, gjatë deklaratave të tija përkujtoi se nuk duhet harruar se për çfarë arsye kishin ndodhur ngjarjet që kanë ndodhur në botë në mënyrë që të arrihet një politikë më praktike.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?