Bill Gates: Fëmijët e mi nuk do të trashëgojnë pasurinë time

12:04 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates i cili ka një pasuri prej 70 miliardë dollarë, ka thënë se atë pasuri nuk do ta trashëgojnë tre fëmijët e tij, shkruan tabloidi metro.co, transmeton arbresh.

60 vjeçari ka treguar se pasuria e tij pasi të vdes do të shkojnë për bamirësi, ndërsa ka thënë se edhe fëmijët e tij janë krenarë për vendimin që babai i tyre ka marrë.

Në një emision televiziv, Bill Gates duke rrëfyer për jeten e tij, tha se dy vajzave Jennifer dhe Rory dhe djalit të tij Phoebe do t’u jepet një pjesë e parave për t’u shkolluar, por të trashëgojnë gjithë pasurinë e tij, jo sepse ata do të krijojnë karrierë dhe  nga ajo do të pasurohen, siç ka ndodhur edhe me babain e tyre.

Fondacioni “Bill and Melinda Gates”, financon projekte shëndetësore dhe arsimore në mbarë botën, për familjet në nevojë.

bill-gates-family-1-768x622

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme