Google ADS

Kosova – Islandë, sa po shkojnë biletat?

11:55 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe pak bileta për ndeshjen e së premtes, Kosovë – Islandë,që zhvillohet të premten në “Loro Boriqi” të Shkodrës.

Kompania e cila po merret me shitjen e biletave, Malësia Reisen, ka njoftuar sot gjithë të interesuarit t’iu drejtohen pikave të tyre të shitjes, dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tregut të zi.

Së fundi është hapur një faqe në Facebook me emrin “Kosovë-Islandë biletat”, ku biletat shiten me çmim dyfish më të shtrenjtë.

Çmimet e biletave janë: 7, 15, 20, 55 dhe 110 euro VIP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme